Ndërlidhjet

logo-print

Protestë paqësore kundër separatistëve pro-rusë


Donjeck, 20 maj 2014.

Donjeck, 20 maj 2014.

Një protestë paqësore kundër separatistëve pro-rusë, e iniciuar nga personi më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, është mbajtur sot në qytetin lindor të Donjeckut.

Rreth 400 aktivistë janë mbledhur në stadiumin e sporteve.

Automobilat në këtë qytet u kanë rënë burive për të shprehur solidaritet me njerëzit që protestojnë kundër separatistëve pro-rusë.

Këta të fundit, muajin e kaluar, kanë shpallur Republikën Popullore të Donjeckut, e cila, megjithatë, nuk njihet nga Kievi dhe as nga Perëndimi.

Liderët e vetëshpallur të Donjeckut kanë thënë se planifikojnë nacionalizimin e të gjitha objekteve industriale në rajon, shumica e të cilave janë në pronësi të Akhmetovit.
XS
SM
MD
LG