Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti kirgiz thotë se do të jenë pjesë e Unionit Doganorë


Presidenti kirgiz, Almazbek Atambaev

Presidenti kirgiz, Almazbek Atambaev

Presidenti i Kirgizisë Almazbek Atambev, ka thënë sot se vendi i tij, do ti bashkohet Unionit Doganorë që udhëhiqet nga Rusia.

Teksa ka folur me gazetarët në Shangai të Kinës, Atambaev, ka thënë se Kirgizia do ti bashkohet këtij unioni për shkak të nevojave ekonomike që i ka vendi.

Kryeministri i Kirgizisë Joomart Otorbaev, ka thënë në Bishkek ndërkaq sot, se për tu zbatuar plani për tu bashkuar me këtë Union, Bishkekut i nevojiten 400 milionë dollarë të cilat nuk i ka aktualisht buxheti shtetëror.

Diskutimet për këtë union të cilin do ta përbëjnë Rusia, Bjellorusia dhe Kirgizia, do të mbahen më 29 maj në Astana të Kazakistanit.

Policia në Bishkek sot i ka arrestuar të paktën shtatë aktivistë, që po protestonin kundër bashkimit me Unionin Doganorë.
XS
SM
MD
LG