Ndërlidhjet

6 të vdekur e 45 të plagosur nga përplasja e trenave në Rusi


Pamje nga aksidenti i sotëm në Rusi

Pamje nga aksidenti i sotëm në Rusi

Numri i të vdekurve si rezultat i përplajes së dy trenave në afërsi të Moskës në Rusi, ka arritur në së paku gjashtë persona ndërsa 45 të tjerë janë lënduar.

15 nga të lënduarit, sipas Minbistrisë për Emergjenca, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ka ngjarë sot rreth 80 kilometra në jug të Moskës përkatësisht në rrugën që të shpie nga qyteti Bekasovo për në qytetin, Naro Fominsk.

Shkaku i përplasjes në mes të një treni të mallërave dhe trenit të udhëtarëve, ende nuk dihet.

Treni me pasagjerë po udhëtonte nga Moska për në Chisinau të Moldavisë.
XS
SM
MD
LG