Ndërlidhjet

Ukraina nuk e konfirmon tërheqjen e forcave ruse


Ilustrim
Ilustrim
Ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm ukrainas Andriy Deshchytsya, ka thënë sot se qeveria ende nuk mund të konfirmoj se Rusia i ka tërhequr forcat e saj ushtarake nga kufiri me Ukrainën.

Ai teksa ka folur në Berlin, ka shfaqur shpresën se fjalët e Rusisë së do ti tërheq trupat, nuk do të mbesin vetëm në nivel të deklaratave.

Shërbimi për media i rojës kufitare të Ukrainës, ka thënë se forcat ruse janë larguar 10 kilometra nga zona kufitare dhe atë menjëherë pas urdhërit të presidentir rus Vladimir Putin për tërheqjen e trupave.

Putin e ka urdhëruar ushtrinë ruse që të tërhiqet nga kufiri me Ukrainën gjatë ditës së hënë, gjashtë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG