Ndërlidhjet

Rusi: Ligj për deklarimin e shtetësisë së dyfishtë


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti i Rusisë e ka miratuar në parim legjislacionin e ri i cili i obligon të gjithë qytetarët, që ta deklarojnë shtetësinë e dyfishtë nëse e kanë, në të kundërten, do të përballen me ndjekje penale.

Duma Ruse me shumicë votash të deputetëve, i ka thënë po leximit të dytë nga tri herë sa duhet të procedohen në parlament ligjet e reja.

Projekt-ligji parasheh një gjobë prej 5 mijë e 800 dollarësh apo 400 orë në burg, për personat të cilët nuk deklarojnë se e kanë shtetësinë edhe të një vendi tjetër.

“Shtetësia e dyfishtë e zvogëlon rëndësinë e kombësisë ruse dhe e humbë respektin për vendin e tij”, ka thënë Andrei Lugoconi, një ish-agjent i KGB-së i cili edhe e ka inicuar projekt-ligjin.

Ky ligj sipas tij, është sidomos i rëndësishëm në këtë kohë, kur Rusia po përballet me presione nga ana e perëndimit.
XS
SM
MD
LG