Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetra viktima nga shpërthimet e sotme në Nigeri


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët nigerianë kanë njoftuar se dhjetëra persona kanë vdekur si rezultat i dy shpërthimeve që kanë ngjarë në një terminal të autobusëve në qytetin Jos në Nigeri.

Mijëra qytetarë sipas policisë gjendeshin në terminal në kohën e shpërthimeve.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet por për sulme të tilla së fundi, përgjegjësinë e ka marrë grupi Boko Haram.

Mbi 120 persona ishin vrarë dhe 200 plagosur si rezultat i shpërthimeve në një stacion në qytetin Abuja dhe 25 në shpërthimin në Kano, gjatë javëve të fundit.

Anëtarët e grupit Boko Haram, janë gjithashtu përgjegjës për rrëmbimin e mbi 200 nxënësëve në prill.
XS
SM
MD
LG