Ndërlidhjet

12 rusë të sanksioniar nën Ligjin Magnitsky


Ilustrim

Ilustrim

Thesari i Shteteve të Bashkuara ka bërë publike sanksionet kundër 12 rusëve për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut.

Ndalesa e vizave dhe sanksionet nën Ligjin Magnitsky ngrijnë çdo aset të individëve që dyshohet se janë të përfshirë në vdekjen në burg të avokatit rus, Sergei Magnitsky, më 2009.

Lista përfshin katër zyrtarë të burgjeve, një zyrtar gjyqësor, një hetues dhe bashkëpunëtorë të dyshuar për rastin.

Në listë është edhe dr Dmitry Kratov, i cili në vitin 2009 është akuzuar për vdekjen e Magnitskyt, por është liruar në dhjetor nga një gjykatë ruse.
XS
SM
MD
LG