Ndërlidhjet

Vazhdojnë të rriten përmbytjet në Serbi


Serbi
Serbi
Vullnetarët në Beograd janë duke punuar në ndërtimin e një barrikade prej thasëve me rërë, të gjatë 12 kilometra, pasi niveli i ujërave, në vendin ku Sava bashkohet me Danubin, vazhdon të rritet.

Derisa ujërat në Bosnje kanë nisur të tërhiqen, banorët e Beogradit përgatiten për kulmin e përmbytjeve që priten këtë javë.

Kryetari i kryeqytetit serb, Sinisha Mali, ka thënë se Beogradi është “gati”.

Rreth 50 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet më të këqija që kanë goditur Bosnjën, Serbinë dhe Kroacinë në disa vite.

Zyrtarët në Sarajevë dhe Beograd kanë paralajmëruar edhe për epidemi.
XS
SM
MD
LG