Ndërlidhjet

Biden në Qipro, bisedon për Rusinë


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, viziton sot Qipron.

Me zyrtarët atje, ai pritet të bisedojë për sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë.

Kjo çështje është shumë e ndjeshme në Nikozi, ku investitorët rusë kanë depozita prej miliarda eurosh.

Minisrtria e Jashtme e Qipros ka paralajmëruar se sanksionet më të ashpra kundër Rusisë do të shkatërrojnë ekonominë e Qipros, e cila tashmë vuan nga kriza e borxhit në Eurozonë.

Qiproja, anëtare e Bashkimit Evropian, është detyruar të sigurojë një paketë ndërkombëtare të ndihmës në mars të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG