Ndërlidhjet

Vriten së paku 32 militantë në Pakistan


Pakistan
Pakistan
Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit kanë thënë se “sulmet precize” kanë vrarë së paku 32 militantë, përfshirë komandantë, në një rajon fisnor pranë kufirit me Afganistanin.

Ata i kanë konfirmuar agjencisë AFP se strehat e militantëve në Vaziristanin Verior janë sulmuar mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë për më shumë se 80 militantë të vrarë në operacionin e ushtrisë pakistaneze.

Disa banorë kanë thënë se disa shtëpi janë shkatërruar dhe se mund të ketë njerëz të bllokuar nën rrënoja.
XS
SM
MD
LG