Ndërlidhjet

Charles: Aksionet e Putinit si të Hitlerit


Princi Charles

Princi Charles

Princi Charles i Britanisë ka krahasuar aksionet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Ukrainë, me ato të Adolf Hitlerit.

Mediat britanike raportojnë se disa njerëz e kanë dëgjuar princin t’i ketë bërë komentet më 19 maj, teksa ka biseduar me Marienne Fergusonin, një 78-vjeçare që u ka ikur nazistëve në moshën 13-vjeçare dhe ka humbur anëtarët e familjes në Holokaust.

Ferguson ka thënë për mediat se Charles, trashëgimtar i fronit britanik, ka thënë:

“Putini është duke bërë të njëjtën gjë si Hitleri”.

Charles ka takuar Fergusonin në Mezeun për Imigracion në Kanada.
XS
SM
MD
LG