Ndërlidhjet

Biden kërkon vendosmëri karshi Rusisë


Joe Biden dhe Traian Basecu , 21 maj 2015

Joe Biden dhe Traian Basecu , 21 maj 2015

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ia ka tërhequr vërejtjen Moskës për pengesat e mundshme në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ukrainë.

Në një takim të përbashkët me presidentin e Rumanisë, Traian Basescu, zoti Biden tha se “duhet të jemi të vendosur” në vendosjen e sanksioneve kundër Moskës dhe tha se masat më të të rrepta duhet ndërmarrë nëse pengohen zgjedhjet e 25 majit në Ukrainë.

Biden ka ritheksuar edhe një herë zotimet e aleancës veriatlantike që dalin nga Neni 5 i Kartës së NATO-s, duke thënë se agresioni i Rusisë në Krime, më pak se 200 km larg kufijve të Rumanisë, e cila edhe është anëtare e NATO-s, dëshmon se sa është i nevojshëm ky nen.
XS
SM
MD
LG