Ndërlidhjet

Militantët në Afganistan vrasin së paku dhjetë policë


Ilustrim
Ilustrim
Militantët talebanë i kanë sulmuar disa postblloqe të policisë në lindje dhe verilindje të Afganistanit, me ç’rast kanë mbetur të vdekur së paku dhjetë oficerë të policisë.

Abdul Kadir Sayad, një zyrtar i policisë në provincën Badakhshan citohet të ketë thënë se sulmet e militantëve kanë filluar në regjionin Yomgan.

Sipas tij, talbanët kanë shkatërruar një antenë të telefonisë mobile me qëllim të ndërprerjes së komunikimit në mes të këtyre provincave me Kabulin.

Gjatë sulmeve në regjionin Yomgan, sipas raporteve policore, kanë mbetur të vdekur gjashtë policë dhe pesë kryengritës.

Në provincën Laghman në lindje të Kabulit ndërkaq, kryengritësit e veshur me uniforma policore, e kanë sulmuar një bazë të policisë me ç’rast kanë mbetur të vdekur katër policë.

Edhe në provincën Zabul, fshatarët kanë treguar se kanë gjetur trupat e tetë oficerëve të vrarë të cilët ishin kidnapuar dy javë më parë.
XS
SM
MD
LG