Ndërlidhjet

Luis Enrique, trajner i ri i Barcelonas


Luis Enrique, foto nga arkivi
Luis Enrique, foto nga arkivi
Ish lojtari i Barcelonas, Luis Enrique, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare të mërkurën, për t’u bërë trajner i këtij ekipi.

Enrique ka nënshkruar marrëveshjen me presidentin e klubit, Josep Bartomeu, një ditë pas publikimit të lajmit dhe dy ditë pas dorëhehqes së trajnerit Gerardo Martino.

Sezoni dëshpërues nën trajnimin e Martinos i ofron hapësirë Enriques për të bërë përmirësime në ekipin që nuk ia doli të arrijë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, për herë të parë në shtatë sezone.

Barcelona humbi edhe në finale me real Madridin në Copa del Rey dhe nuk arriti ta
mund kampionin e ligës, Atletico Madrid në gjashtë përballje me të.
XS
SM
MD
LG