Ndërlidhjet

logo-print

Putin hedhë dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve në Ukrainë


Vladimir Putin gjatë vizitës në Kinë

Vladimir Putin gjatë vizitës në Kinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të mërkurën se do të jetë e vështirë për Rusinë të ndërtojë marrëdhënie me liderët e Ukrainës, të cilët “vijnë në pushtet në një periudhë të rritjes së tensioneve”.

Komentet e zotit Putin, bërë gjatë vizitës në Kinë, duket se kishin për qëllim vënien në dyshim të legjitimitetit të zgjedhjeve presidenciale të dielën në Ukrainë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Në Rumani ndërkaq, nënpresidenti amerikan, Joe Biden, ia ka tërhequr vërejtjen Moskës për pengesat e mundshme që mund t’i vë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG