Ndërlidhjet

Biden mbështetë shtetësinë dhe pavarësinë e Moldavisë


Joe Biden

Joe Biden

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, e ka përsëritur mbështetjen e Uashingtonit për shtetësinë dhe pavarësinë e Moldavisë.

Këtë deklaratë Biden e ka bërë sot, në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Rumani.

Zëvendës-presidenti Biden teksa ka folur në Bukuresht pas takimit me kryeministrin Viktor Ponta, ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara dhe Rumania kanë qëndrim të përbashkët për sa i përket mbështetjes për sovranitetin dhe pavarësinë e Moldavisë”.

Moldavia gjendet në kufi me anëtarin e NATO-s Rumaninë në njërën anë, dhe me Ukrainën në anën tjetër.

Moldavia me dekada të tëra ka pasur mosmarrëveshje rreth rajonit Transdniester i cili është shkëputur nga Kishnau në vitin 1990.

Forcat moldave dhe ato në Transdniester, kanë luftuar për një kohë të shkurtë në vitin 1992, ndërsa ka pasuar një marrëveshje për armëpushim pasi që në anë e seperatistrëve kanë ndërhyrë edhe forcat ruse.

Rreth 1 mijë e 400 trupa ruse vazhdojnë të qëndrojnë në Transdniester.
XS
SM
MD
LG