Ndërlidhjet

Barroso kërkon nga Putin të mos ia ndalojë gazin Ukrainës


Jose Manuel Barroso

Jose Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Maneul Barroso, ia ka dërguar një letër presidentit rus Vladimir Putin përmes së cilës ka kërkuar, që të mos ia ndërprejë gazin Ukrainës derisa bisedimet për çmimet dhe borxhin që e ka Kievi ndaj Moskës të zhvillohen.

Barroso ia ka bërë me dije Putinit përmes letrës së shkruar të mërkurën se Ukraina ka shfaqur gatishmëri për ti paguar borxhet që i ka ndaj Moskës.

Bisedimet tripalëshe në mes të Moskës, Kievit dhe BE-së, sipas Barroso, duhet të vazhdojnë dhe në të ardhmen sipas tij, Rusa duhet të ofroj një çmim që është konform tregut.

Gjiganti rus Gazprom e ka rritur çmimin e gazit për Ukrainën nga 268 dollarë në 485 për një mijë metra kub.

Kjo rritje e çmimit ka ndodhur që nga shkrurti i këtij viti kur është përmbysur presidenti ukrainas Viktor Yanukovych, që është një aleat i Kremlinit.

Ukraina ka refuzuar që të paguajë me një çmim kaq të lartë dhe ka kërkuar nga Rusia që ta rishikojë ofertën.

Në të kundërten, Ukraina është zotuar se rastin në fjalë do ta dërgojë në një gjykatë arbitrazhi në Stokholm.
XS
SM
MD
LG