Ndërlidhjet

Kryeministri i ri indian e fton në ceremoni edhe homologun pakistanez


Narendra Modi

Narendra Modi

Kryeministri i posazgjedhur i Indisë Narendra Modi i ka ftuar liderët nga Pakistani por edhe nga shtetet tjera fqinje që të marrin pjesë gjatë javës së ardhshme në ceremoninë e betimit të tij si kryeministër.

India dhe Pakistani kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që nga pavarësia e vitit 1947, ndërsa vizita e liderëve të Pakistanit në Indi mund të jetë e para që nga koha kur këto dy shtete kanë pasur armiqësi mes vete.

Partia e Modit ka njoftuar sot se në mesin e të ftuarve është edhe kryeministri i Pakistanit Navaz Sharif por edhe përfaqësues nga Afganistani, Bangladeshi, Butani, Maldivet, Nepali dhe Sri Lanka.

Ceremonia e betimit do të mbahet më 26 maj.

India, demokracia më e madhe në botë, ka mbajtur zgjedhjet gjatë gjashtë javëve, ndërsa të drejtë vote kanë pasur më shumë se 800 milionë qytetarë.
XS
SM
MD
LG