Ndërlidhjet

Gazpromi rus nënshkruan kontratë marramendëse me Kinën


Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes
Gjiganti energjetik shtetëror rus, Gazprom, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me autoritetet kineze për një marrëveshje të gjerë mbi furnizimin me gaz.

Marrëveshja, e publikuar më 21 maj, vjen në kuadër të vizitës që presidenti rus, Vladimir Putin, realizoi në Shanghai.

Shefi i Gazpromit, Aleksei Miller, është cituar të ketë thënë se kontrata për furnizim me gaz me Kinën blen 400 miliardë dollarë, dhe ka afatin prej 30 vjetësh.

“Kjo është kontrata më e madhe e Gazpromit. Asnjë kompani nuk ka nënshkruar kurrë një kontratë si kjo”, ka thënë Miller.

Por, ai ka refuzuar të zbulojë çmimin e saktë të gazit, duke e quajtur “fshehtësi komerciale”.

Marrëveshja parasheh që Rusia ta furnzojë Kinën me 38 miliardë kub gaz në vit, nëpërmjet një përçuesi të ri lindor që lidh të dyja vendet.

Rusia dhe Kina janë duke punuar për më shumë se dhjetë vjetë në këtë marrëveshje, por nënshkrimi i saj ka vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çmimin e gazit.
XS
SM
MD
LG