Ndërlidhjet

Ushtria pakistaneze vret së paku 60 militantë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit kanë thënë se janë vrarë së paku 60 militantë, përfshirë komandantë, në një rajon fisnor pranë kufirit me Afganistanin.

Ata i kanë konfirmuar agjencisë AFP se strehat e militantëve në qytetin Mir Ali në Vaziristanin Verior janë sulmuar mëngjesin e sotëm.

30 militantë të tjerë sipas raporteve, janë plagosur gjatë këtyre sulmeve.

Raportet bëjnë me dije se ushtria pakistaneze ka përdorur avionët dhe helikopterët ushtarakë në disa zona në Vaziristanin Verior, duke përfshirë edhe qytetet Miran Shah dhe Boya.

Banorët kanë njoftuar se disa shtëpi janë shkatërruar dhe ekziston rreziku se banorët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
XS
SM
MD
LG