Ndërlidhjet

Serbia fiton ndihmë financiare nga BE-ja


Krupanj, Serbi
Krupanj, Serbi
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar gjatë një vizite në Bruksel se një konferencë donatorësh për të mbledhur fonde, për rindërtimin e vendit pas vërshimeve që kanë goditur pjesë të saj, do të mbahet në Beograd, më 22 maj.

Komisionari i Bashkimit Evropian përgjegjës për politikat rajonale, Johannes Hahn, tha se ka gjasa që dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në Serbi të mund të kualifikohen në fondin e Solidaritetit Evropian.

Vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate për anëtarësim mund të ndihmohen nga ky fond prej 500 milionë eurosh, kur goditen nga shkatërrimet natyrore.

Çmimi final i ndihmës financiare do të vendoset këtë verë.

Bosnja e Hercegovina ndërkaq, e cila nuk është vend kandidat, nuk kualifikohet për këtë fond, por zoti Hahn tha se BE është duke shikuar mundësitë për të zotuar fonde nga blloku evropian si ndihmë financiare për Sarajevën.

Rreth 400 punonjës vullnetarë nga 19 vende anëtare të BE-së janë aktualisht në Serbi dhe Bosnjë, për të ndihmuar në sanimin e dëmeve nga vërshimet.
XS
SM
MD
LG