Ndërlidhjet

Gjykata zvicerane lejon përshëndetjet naziste – në disa raste


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Gjykata e Lartë në Zvicër ka vendosur të mërkurën se përshëndetja nazisye nuk është diskriminim racor, nëse për synim ka të pasqyrojë një deklarim personal.

Sipas këitj vendimi, përshëndetja e Hitlert është krim vetëm nëse shfrytëzohet për të shpërndarë ideologji raciste te të tjerët, por jo në rastet kur ajo shfrytëzohet për të shpërfaqur bindje personale të dikujt.

Vendimi i sotëm pason dhe e hedhë poshtë vendimin e vitit të kaluar, të një shkalle më të ulët gjykate, e cila kishte dënuar nje njeri për diskriminim racor, për shkak të pjesëmarrjes në një tubim në vitin 2010. Tubimi në fjalë shfrytëzohet nga grupet e djathta ekstreme, në Ditën Kombëtare të Zvicrës dhe shpesh ekspozohen simbole naziste.

Për dallim nga Zvicra, "përshëndetja e Hitlerit" është akt kriminal në Gjermani, Austri dhe në Republikën Çeke.
XS
SM
MD
LG