Ndërlidhjet

Biden: Korrupsioni dëmton jo vetëm ekonominë, por edhe sigurinë


Joe Biden

Joe Biden

Zëvendës-presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë sot se korrupsioni është “kancer” dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare të secilit vend.

Teksa ka biseduar me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Bukuresht të Rumanisë, Biden ka thënë se korrupsioni nuk paraqet rrezik vetëm për ekonominë e një vendi, por edhe për sovranitetin dhe pavarësinë e të njëjtit vend.

Nën-presidenti ka shtuar se korrupsioni është bërë një instrument i politikës së jashtme për disa qeveri dhe kjo sipas tij është “vetëm një formë tjetër e tiranisë”.

Korrupsioni, sipas tij, i kushton BE-së rreth 160 miliardë dollarë në vit, apo një për qind e prodhimit të brendshëm të bllokut të shteteve.
XS
SM
MD
LG