Ndërlidhjet

AI: Dënimet në rastin Politkovskaya, hap i vogël drejt drejtësisë


Anna Politkovskaya, foto nga arkivi
Anna Politkovskaya, foto nga arkivi
Amnesty International vlerëson se dënimi i pesë burrave për vrasjen e gazetares ruse, Anna Politkovskaya, shënon vetëm një hap të vogël drejt drejtësisë.

Kjo organizatë e të drejtave të njeriut, në një komunikatë të lëshuar të mërkurën, thotë se “procesi ka lënë shumë pyetje pa përgjigje” dhe se “drejtësia e plotë nuk do të jetë shërbyer , përderisa ata që kanë urdhëruar vrasjen të mos jenë identifikuar”.

Sergei Nikitin, shef i zyrës së Amnesty International në Rusi, thotë se përderisa drejtësia nuk vihet në tërësi në zbatim në rastin Politkovskaya's case, "të gjithë gazetarët dhe aktivistët janë në rrezik” në Rusi.

Një gjykatë e Moskës ka dënuar më 20 maj 5 persona të origjinës çeçene, në ndërlidhje me vrasjen e gazetares, e cila ishte qëlluar për vdekje në vitin 2006 në hyrje të ndërtesës ku jetonte në Moskë.

Ajo kishte raportuar për dyshimet mbi shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Rusi, e veçanërisht në Çeçeni.

Urdhër-dhënësit për vrasjen e saj ende nuk janë identifikuar nga autoritetet.
XS
SM
MD
LG