Ndërlidhjet

NATO s'ka dëshmi të dukshme të tërheqjes së trupave ruse


Anders Fogh Rasmussen, foto nga arkivi
Anders Fogh Rasmussen, foto nga arkivi

Aleanca Veriatlantike vazhdon të mos ketë “dëshmi të dukshme” për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, ka deklaruar sot në Sarajevë të Bosnjës, sekretari i përgjithshëm i kësaj aleance, Anders Fogh Rasmussen.

“Zgjohem çdo mëngjes me shpresën se do të jemi dëshmitarë të një tërheqjeje reale dhe kuptimplotë të trupave ruse, por më duhet t’ju them se deri më tash, nuk kemi parë asnjë dëshmi të dukshme të tërheqjes së këtyre trupave”, ka thënë Rasmussen, i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG