Ndërlidhjet

Barroso: BE e përkushtaur për marrëveshjen me Gejorgjinë


Jose Manuel Barroso

Jose Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Mauel Barroso, thotë se Bashkimi Evropian është i përkushtuar për ta nënshkruar marrëveshjen me Gjeorgjinë gjatë muajit të ardhshëm.

Barroso ka theksuar njashtu se presidenti rus Vladimir Putin, ka theksuar në janar të këtij viti, se Moska nuk do të ndërhyjë në planet e BE-së.

BE-ja dhe Gjeorgjia do ta nënshkruajnë marrëveshjen kryesore tregëtare dhe politike më 27 qershor.

Kryeministri gjeorgjian gjithashtu ka theksuar se ka marrë garanci nga Moska, se nënshkrimi i marrëveshjes do të ndodhë pa asnjë problem.

Marrëveshja mes Gjeorgjisë dhe BE-së që do të nënshkruhet në fund të qershorit, sipas Barrosos, nuk është e fundit.

Ai ka njoftuar se në qershor do të marrë pjesë në një konferencë në Gjeorgji, që synon tërheqjen e investitorëve të jashtëm.
XS
SM
MD
LG