Ndërlidhjet

OSBE rreagon rreth sjelljeve të policisë ndaj gazetarëve në Shkup


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave Dunja Mijatoviç, ka shprehur shqetësimin e saj të thellë në lidhje me veprimet e dhunshme nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit, të drejtuara kah gazetarët që po mbulonin demonstratat në Shkup.

“Gazetarët duhet të jenë në gjendhe që të mbulojnë demonstratat lirshëm dhe pa frikë se mund të ngacmohen. Çdo shkelje e të tdrejtave të gazetarëve, është një shkelje e të drejtave dhe lirive të mediave dhe kjo nuk mund të tolerohet”, citon misioni i OSBE-së në Vienë përmes një kumtese të lëshuar, të ketë thënë Mijatoviç.

Sipas kumtesës, më 20 maj, gazetarja e portalit “Fokus” Meri Jordanovska, Sashka Svetkovska gazetar në portalin Nova Tv dhe Maria Mitevska, gazetare e Radios Evropa e Lirë, janë frikësuar nga zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe janë detyruar që të fshijnë videot e regjistriuara gjatë protestave në Gjorçe Petrov.

“U bëj thirrje autoriteteve që ta hetojnë me shpejtësi këtë incident dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që institucionet e zbatimit të ligjit i respektojnë të drejtat e punonjësve të mediave”, ka thënë Mijatoviç.
XS
SM
MD
LG