Ndërlidhjet

Irani mohon se po dërgon në Siri refugjatët afganë


Qyteti Homs në Siri

Qyteti Homs në Siri

Qeveria e Iranit i ka mohuar raportet se refugjatët afganë që gjenden në këtë shtet, po rekrutohen për të luftuar në Siri.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Marzieh Afkham, ka thënë se raporti i publikuar javën e kaluar nga “Wall street Journal”, është tërësisht i pabazuar dhe ka për qëllim që ta dëmtoj reputacionin e Iranit në Afganistan.

Raporti sipas saj, është fyes për popullin e Afganistanit, ndërsa ka shtuar se e përditshmja amerikane, duhet të kërkoj falje për publikimin e kësaj të pavërtete.

Irani është një aleat kyç i presidentit sirian Bashar al-Asad, forcat e të cilit po luftojnë me forcat opozitare.

E përditshmja “Wall Street Journnal”, përmes një raporti të publikuar ka theksuar se afganët që janë refugjatë në Iran po marrin një pagë prej 500 dollarësh për të shkuar dhe luftuar në Siri.

Ministria e jashtme afgane ka njoftuar tri ditë më parë, se ambasada e saj në Teheran, është duke i hetuar pretendimet e publikuara.
XS
SM
MD
LG