Ndërlidhjet

Serbia dhe Bosnja llogaritin koston e përmbytjeve


Ilustrim

Ilustrim

Bosnja dhe Serbia kanë nisur llogaritjet për të parë se sa është kostoja e dëmit si rezultat i përmbysjeve të cilat kanë lënë të vdekur 49 persona ndërsa rreth 150 mijë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zyrtarët thonë se rimëkëmbja nga përmbytjet, që llogaritet të jetë më e madhja në Ballkan në shekullin e fundit, pritet të kushtojë miliarda euro.

Në Bosnje autoritetet thonë se dëmi mund të jetë më i madh sesa ai që është krijuar gjatë luftës së viteve 1992-1995.

BE-ja ka njoftuar sot se Serbia ka gjasë që të marrë fonde nga BE-ja që janë të ndara për fatkeqësitë natyrore.

Në shumë zona, situata vazhdon të mbetet e tensionuar ani pse në disa të tjera sot ka filluar të largohet uji.

Në Beograd sidomo,s përmbytje pritet të ketë edhe gjatë javës.

Një minë nga 120 mijë sa besohet se kanë mbetur nga lufta e viteve të 90-ta, ka shpërthyer sot në Bosnje.

Askush nuk është lënduar.
XS
SM
MD
LG