Ndërlidhjet

Në Libi, mbështetje për fushatën kundër militantëve islamikë


Ilustrim

Ilustrim

Një gjeneral i pensionuar i ushtrisë në Libi i cili thotë se dëshiron ta shpëtoj vendin nga militantët islamik, duket se po fiton mbështetje.

Ministria e Brendshme e Libisë ka njoftuar sot se ka vendosur ta mbështesë një fushatë ushtarake kundër militantëve nga Halife Haftar.

Qeveria libiane ditë më parë e ka quajtur kampanjën e Haftar si një grusht shtet.

Që nga rrëzimi i Muhamer Gadafit në vitin 2011, autoritetet e reja të Libisë kanë luftuar me qëllim që të marrin kontrollet mbi milicitë që ndihmuan në largimin e sundimtarit shumë vjeçar të vendit.

Më 16 maj, Haftar e ka filluar një që ai e ka quajtur ofenzivë ushtarake kundër militantëve islamikë në qytetin lindor Bengazi.

Dy ditë më vonë, grupet e militantëve u organizuan dhe e sulmuan parlamentin në Tripoli.
XS
SM
MD
LG