Ndërlidhjet

Putin: Trupat i tërhoqëm për hirë të zgjedhjeve në Ukrainë


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar sot se e ka urdhëruar tërheqjen e trupave përgjatë kufirit me Ukrainën, me qëllim të krijimit të “kushteve të favorshme” për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

Kievi ka njoftuar se trupat ruse kanë lëvizur së paku 10 kilometra larg kufirit të Ukrainës.
Por Kievi nuk i ka pranuar në tërësi pretendimet e Moskës, se janë tërhequr tërësisht trupat ruse.

Sekretari i ushtrisë amerikane Xhon McHugh, ka njoftuar se SHBA-të i kanë vërejtur disa lëvizje të ushtrisë, por jo një tërheqje në shkallë të gjerë.

Putin teksa ka folur në Shanghai në një samit të sigurisë, ka thënë se ata që nuk kanë parë shenja të tërheqjes, “duhet të shikojnë më mirë”.

NATO vlerëson se Rusia i ka rreth 40 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG