Ndërlidhjet

logo-print

Irani pranon të përgjigjet rreth akuzave për armë bërthamore


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, thotë se Irani është dakorduar që t’iu përgjigjet pyetjeve të cilat i ka injoruar për kohë të gjatë, e që kanë të bëjnë me programin bërthamor të këtij vendi.

Agjencia ka njoftuar të mërkurën se zyrtarët iranianë janë dakorduar që të përgjigjen në këto pyetje deri më datën 25 gusht.

Pyetjet kanë të bëjnë në lidhje me një hetim ndaj Iranit, i cili u përpoq që në mënyrë të fshehtë të zhvilloj armë bërthamore.

Agjencia ka njoftuar se Irani është pajtuar që të përgjigjet ndaj akuzave të ngritura.

Agjencia e ka publikuar këtë lajm gjatë një vizite të delegacionit të saj, në Teheran.
XS
SM
MD
LG