Ndërlidhjet

Joe Biden arrin në Qipro


Joe Biden
Joe Biden
Nënpresidenti amerikan Joe Biden, ka arritur në Qipro ku do ta realizoj një vizitë tri ditore.

Biden është zyrtari më i lartë amerikan që e viziton këtë ishull një 52 vitet e fundit.

Qiproja është ndarë në vitin 1974 kur Turqia e pushtoi pjesën veriore pas një grushtshteti nga ana e përkrahsve të bashkimit më Greqinë.

Veriu i pushtuar, njihet si një entitet vetëm nga Turqia.

Biden në këtë shtet pritet të diskutoj në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.

Qështja më e ndjeshme është Nikosia, ku investitorët rusë kanë miliarda dollarë të depozituara në bankat qipriote.

Biden do të diskutojë edhe për zhvillimin e hapsirës në det, në kohë kur Evropa është e interesuar që ta zvogëloj varësinë e saj të energjisë nga Rusia.
XS
SM
MD
LG