Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria e Azerbajxhanit akuzohet për vrasjen e një ushtari


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët nga rajoni i shkëputur Nagorno-Karabak të Azerbajxhanit, kanë thënë se forcat ushtarake të Azerbajxhanit e kanë vrarë një ushtarë të tyre.

Ministria de-fakto e mbrojtjes në Nagorno-Karabakh, përmes një deklarate të lëshuar kanë bërë ne dije se 20 vjeçari Artur Oganjanian, u vra nga trupat e Azerbajxhanit më 20 maj.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka njoftuar se nuk ka të bëjë me vdekjen e ushtarit.

Seperatistët kanë marrë Nagorno-Karabak dhe disa qarqe të këtij regjioni gjatë një lufte me Azrebajxhanin në vitin 1990, ku janë vrarë më shumë se 30 mijë persona.

Marrëveshja e armëpushimit është nënshkruar në vitin 1994, por ende ekziston dhuna në këtë vend.

Bisedimet e ndërmjetësuara për zgjidhjen e këtij konflikti, kanë dështuar.
XS
SM
MD
LG