Ndërlidhjet

logo-print

Kosova humb ndaj Turqisë me rezultat 1 me 6


Ilustrim

Ilustrim

Në stadiumin e Mitrovicës "Adem Jashari" ka përfunduar ndeshja miqësore ndërkombëtare në futboll ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Turqisë me rezultat 6 me 1 për ekipin turk.

Në minutën e dytë të ndeshjes Turqia ka shënuar golin e parë për të pasuar goli i dytë në minitën e 33-të.

Pas golit të dytë nga Turqia menjëherë ka pasuar goli i parë nga ekipi i Kosovës.

Por ky ishte goli i vetëm nga kosovarët ngase Turqia i ka shënuar edhe katër gola të tjerë pas Kosovës, me çka ka bërë që rezultati të përfundoj 6 me 1 në favor të Turqisë.

Takimi miqësor me Turqinë, për përfaqësuesen e Kosovës është takimi i dytë me lejen e Federatës Botërore të Futbollit –FIFA, i cili pason takimin që u zhvillua me Haitin, me 5 mars në Mitrovicë ku rezultati ishte 0 me 0.

Me 25 maj, Kosova do ta zhvilloj takimin e tretë miqësor ndërkombëtarë, me Senegalin, në Gjenevë të Zvicrës.
XS
SM
MD
LG