Ndërlidhjet

logo-print

Perëndimi anulon pjesëmarrjen në forumin rus


Ilustrim

Ilustrim

Në shenjë proteste kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe rolit të saj në krizën e Ukrainës, udhëheqësit e dhjetëra kompanive të mëdha ndërkombëtare kanë anuluar pjesëmarrjen në një forum biznesor që hapet sot në Shën Petersburg.

Në Gjermani, shefat ekzekutivë të Bankës Gjermane, gjigandit të inxhinierisë Siemens dhe firmës energjetike E.ON kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në takimin vjetor.

Ata u janë bashkuar dhjetëra firmave tjera ndërkombëtare që kanë kthyer prapa ftesat për forum, ku folësi kryesor do të jetë presidenti rus, Vladimir Putin.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po ashtu u ka bërë thirrje kompanive amerikane që të anulojnë pjesëmarrjen e tyre.
XS
SM
MD
LG