Ndërlidhjet

Biden, për vizitë zyrtare në Qipro


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ndodhet në Qipro, ku pritet të kërkojë bisedime të reja për ribashkimin e ishullit të ndarë.

Biden po ashtu do të fokusohet në sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe rolit të saj në krizën në Ukrainë.

Kjo çështje është e ndjeshme në Nikozi, sepse rusët kanë miliarda dollarë të depozituara nga bankat qipriote.

Biden po ashtu do të diskutojë për zhvillimin e depozitave të gazit natyror në det të hapur, pasi Evropa përpiqet të reduktojë varësinë e saj energjetike nga Rusia.

Qiproja ka qenë e ndarë qysh në vitin 1974, kur Turqia ka pushtuar veriun, i cili njihet vetëm nga Ankaraja si entitet i veçantë.
XS
SM
MD
LG