Ndërlidhjet

logo-print

Sot nisin zgjedhjet për Parlamentin Evropian


Strasburg

Strasburg

Sot nisin zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Holandë janë të parët që hedhin votat.

Rreth 400 milionë njerëz kanë të drejtë vote në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjatë katër ditëve votime, ata do të zgjedhin 751 përfaqësues që do të ndjekin seanca në Bruksel dhe Strasburg nga viti 2014 deri më 2019.

Vendet parlamentare janë të caktuara për secilin shtet anëtar të BE-së në bazë të popullsisë.

Më shumë vende shkojnë për Gjermaninë (96), Francën (74) dhe për Mbretërinë e Bashkuar e Italinë (73).

Vendet më të vogla, Qiproja, Malta, Estonia dhe Luksemburgu, kanë nga 6 secila.
XS
SM
MD
LG