Ndërlidhjet

SHBA teston me sukses sistemin raketor


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kryer testin e parë të një sistemi të ri të mbrojtjes raketore, të krijuar për të mbrojtur forcat e NATO-s në Evropë nga sulmet me raketa balistike.

Agjencia për Mbrojtje Raketore dhe Marina e SHBA-së kanë përdorur sistemin Aegis për të ndjekur një objektiv të simuluar nga ishulli i Havajeve, Kauai.

Prodhuesi i sisteimit Aegis, Raytheon, ka thënë se mbrojtja do të jetë operacoionale në Rumani në vitin 2015, ndërsa në Poloni më 2018.

Testet vijnë pasi zyrtarë të NATO-s kanë thënë se aktivitetet e Rusisë në dhe përreth Ukrainës tregojnë se aleanca duhet ta trajtojë Rusinë si një kundërshtar dhe jo partner potencial.
XS
SM
MD
LG