Ndërlidhjet

Rusia do t’i vërë veto rezolutës për Sirinë


Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara ka thënë se Rusia do t’i vërë veto draft-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do ta referojë konfliktin e Sirisë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime.

Vitaly Churkin e ka hedhur poshtë propozimin e Francës, duke thënë se ai do të minojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike të krizës.

Draft-rezoluta kërkon nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime që të hetojë akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga të gjitha palët në konflikt.

Franca ka thirrur për sot votimin për draft-rezolutën.

Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, është aleate e afërt e Sirisë.
XS
SM
MD
LG