Ndërlidhjet

Së paku 31 të vrarë nga sulmi në Ksinjiang


Ksinjang - foto arkivi

Ksinjang - foto arkivi

Raportet nga Kina thonë se së paku 31 persona janë vrarë dhe 90 të tjerë janë plagosur, pasi sulmuesit kanë përplasur dy makina për blerësit në treg.

Sulmi ka ndodhur në kryeqytetin e rajonit Ksinjiang, të banuar me shumicë ujgure myslimame.

Qeveria rajonale e Ksinjiangut e ka cilësuar sulmin si “incident të dhunshëm terrorist”.

Rajoni ka para rritje të dukshme të dhunës në muajt e fundit.

Pekini thotë se përballet me kërcënime terroriste nga separatistët atje, të cilët drejtohen nga ekstremizmi.
XS
SM
MD
LG