Ndërlidhjet

logo-print

Boko Harami “të shpallet organizatë terroriste”


Boko Haram

Boko Haram

Ambasadorja e Nigerisë në Kombet e Bashkuara, U. Joy Ogwu, ka thënë se pret nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që ta shpallë Boko Haramin organizatë terroriste dhe të vendosë sanksione ndaj ekstremistëve të lidhur me Al Kaidën.

Ogwu ka thënë se nuk mendon se do të ketë kundërshtime ndaj poropozimeve të Nigerisë.

Kjo e fundit ka kërkuar nga komiteti për sanksione i OKB-së që ta fusë Boko Haramin në listë për embargo të armëve dhe ngrirje të aseteve.

Votimi do të mbahet sot pasdite në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork.

Ky zhvillim vjen pas sulmeve të dyfishta që kanë ndodhur më 20 maj në pjesën qendrore të Nigerisë, duke vrarë 120 persona, dhe pas një sulmi tjetër, më 21 maj, në veri të Nigerisë, ku kanë humbur jetën 48 persona.

Boko Harami, i cili muajin e kaluar ka rrëmbyer 276 vajza në Nigeri, dyshohet për të dyja sulmet.
XS
SM
MD
LG