Ndërlidhjet

Hakerët sulmojnë rrjetin eBay


Selia e eBay në Kaliforni

Selia e eBay në Kaliforni

Gjigandi elektronik i tregtisë eBay ka thënë se hakerët kompjuterikë kanë sulmuar rrjetin e tij tre muaj më parë, duke vjedhur rreth 145 milionë të dhëna të përdoruesve nga databaza.

Kompania këshillon përdoruesit që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre menjëherë, duke thënë se ato kanë qenë në mesin e të dhënave të vjedhura.

Zëdhënësja e eBay, Amanda Miller, ka thënë se numrat e kartelave të kreditit nuk janë rrezikuar.

Vjedhja ka ndodhur nga fundi i shkurtit deri në fillim të marsit.
XS
SM
MD
LG