Ndërlidhjet

Lirohen iranianët që vallëzuan me këngën Happy


Iranianët duke kërcyer me këngën Happy
Iranianët duke kërcyer me këngën Happy
Gjashtë iranianë të arrestuar në Teheran, pasi kanë vallëzuar me një këngë amerikane në një video të postuar online, janë liruar një ditë pasi janë arrestuar për sjellje “të turpshme”.

Por, Fushata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Iran ka thënë se regjisori i videos, Sassan Soleimani, mbetet në burg dhe do të ndiqet penalisht.

Në video, tre djem dhe tri vajza kanë kërcyer me hitin ndërkombëtar “Happy” të Pharrell Williams.

Vajzat nuk janë të mbuluara me vello, siç kërkon Ligji islamik i Iranit.

Vallëzimi në shoqëri të përzier është po ashtu kundër ligjit iranian.
XS
SM
MD
LG