Ndërlidhjet

Një kanal televiziv rus ka thënë se një shtetas britanik, që ka punuar si gazetar për stacionin, është liruar pa ndonjë akuzë, pasi është mbajtur i arrestuar nga autoritetet ukrainase.

Kanali RT, i financuar nga Kremlini, ka thënë se Graham Phillips “është liruar pas 36 orësh ndalin nga forcat e sigurisë në Kiev”.

Phillips ka shkruar në Twitter se nuk përballet me ndonjë akuzë ose dëbim.

Ai ka thënë se është arrestuar nga ushtarët ukrainas pasi ka bërë fotografi dhe pyetje më 20 maj në qytetin Mariupol.
XS
SM
MD
LG