Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 9 ukrainas në përleshje me separatistët


Ukrainë

Ukrainë

Së paku nëntë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Ukrainës janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në përleshjet me separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Mësohet se dhuna ka ndodhur rreth 20 kilometra larg Donjeckut, në zonën Volnovakha.

Në një tjetër zhvillim, Ministria e Brendshme ruse ka thënë sot se disa trena me trupa ushtarake dhe armë janë larguar nga rajonet kufitare me Ukrainën.

NATO-ja, e cila thotë se Rusia ka rreth 40,000 trupa në kufi, ka thënë se nuk ka ende shenja të dukshëm të tërheqjes ruse.
XS
SM
MD
LG