Ndërlidhjet

logo-print

Rohani: Marrëveshja bërthamore mund të arrihet


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se Teherani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë shumë gjasa të arrijnë marrëveshje përfundimtare për programin bërthamor të Republikës Islamike deri më 20 korrik.

“Ne mund ta arrijmë këtë”, u ka thënë Rohani gazetarëve në Shangai, ku ka ndjekur një forum për sigurinë rajonale.

Komentet vijnë pasi Irani së bashku me Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë kanë përfunduar rrethin e katërt të bisedimeve në Vjenë më 16 maj, pa ndonjë përparim të raportuar.

Gjashtë fuqitë duan që Irani të kufizojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG