Ndërlidhjet

logo-print

Forcat siriane thyejnë rrethimin rebel të një burgu


Alepo - foto arkivi

Alepo - foto arkivi

Forcat pro-qeveritare në Siri kanë thyer rrethimin njëvjeçar të një burgu në Alepo.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se forcat kanë hyrë në kompleks mëngjesin e sotëm.

Mijëra të burgosur janë mbajtur në këtë burg, i cili ka qenë skenë e luftimeve të ashpra për muaj të tërë, pasi rebelët kanë bërë përpjekje ta kapin atë.

Zona ka rëndësi strategjike pasi qëndron pranë një rruge kryesore të furnizimeve për luftëtarët në hapësirat që kontrollohen nga rebelët.

Aktivistët thonë se numri i të vrarëve në konfliktin trevjeçar të Sirisë ka kaluar 162,000.
XS
SM
MD
LG