Ndërlidhjet

Viktima e kidnapimit, gjendet pas 10 vjetëve


Ilustrim
Ilustrim
Një grua 25 vjeçare, që u zhduk para 10 vjetëve në Kaliforni,tha se kishte qenë e detyruar të martohej me kidnapuesin e vetë dhe të bënte fëmijë me të.

Më 21 maj, policia tha se gruaja e paidentifikuar i kontaktoi ata pasi komunikoi me motrën e saj në Facebook.

I dyshuari për grabitjen e saj, Isidro Garcia, u arrestua këtë javë me akuzat për kidnapim dhe dhunim.

Abuzimi duket të ketë filluar në vitin 2004, kur Garcia kishte lidhje me të ëmën e viktimës dhe jetonte me të dhe bijat e saj.

Dyshohet se ai gjatë gjithë kohës kishte abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht me viktimën.

Arrestimi bëhet një vit pasi 3 gra, që u zhdukën një dekadë më parë, u shpëtuan nga kidnapuesi i tyre në shtetin e Ohajos.
XS
SM
MD
LG