Ndërlidhjet

Rok grupi polak dënohet në Rusi


Ilustrim
Ilustrim
Tetë anëtarë të një rok grupi, të zhanrit heavy metal, nga Polonia, janë ndaluar, gjobuar dhe u urdhëruan të largohen nga Rusia.

Një gjykatë në qytetin rus të Yekaterinburg, i vuri gjobën secilit anëtar të grupit Behemoth, 2 mijë rubla (60 dollarë) dhe i urdhëroi të largohen nga shteti sa më shpejtë që është e mundur.

Thuhet që kjo u bë për shkak të shkeljes së rregullave të vizave

Lideri i grupit, Adam Darski, u tha gazetarëve më 22 maj se grupi kishte qenë i detyruar t'i anulojë koncertet në Yekaterinburg dhe Moskë, për shkak të ndalimit nga gjykata.

Darski shprehi shpresën që grupi i tij Behemoth, do të ketë mundësi të udhëtojë në Rusi në ndonjë datë tjetër.
XS
SM
MD
LG